E KRYER/ Shuhen dilemat e Modriç, mesfushori kroat merr vendimin për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2023 | 14:54

E KRYER/ Shuhen dilemat e Modriç, mesfushori kroat merr vendimin për të ardhmen

Luka Modriç u përfol se do të ndiqte hapat e Karim Benzemasë duke e orientuar të ardhmen drejt Lindjes së Mesme. Megjithatë, “AS” e ka bërë fakt të kryer rinovimin e “plakushit” ballkanas me Realin deri në verën e ardhshme.

Luka Modric of Real Madrid during the La Liga match between Atletico de Madrid and Real Madrid CF played at Civitas Metropolitano Stadium on September 18, 2022 in Madrid , Spain. (Photo by Bagu Blanco / PRESSIN)

Të gjitha dokumentet janë kopsitur dhe zyrtarizimi do të kryhet ditën e hënë. Modriç, në sezonin që vjen, do të duelojë me një “armatë” të vërtetë në repartin e mesfushës.

Tçuameni, Kros, Kamavinga apo edhe opsioni i Bellingamit si “regjisor” do ta dërgonte rivalitetin në një tjetër dimension në kontingjentin e rekordmenëve të Ligës së Kampionëve.

Në etapën 2022-2023 Luka u inkuadrua në 523 takime me “mbretërorët” në të gjitha kompeticionet, e përkthyer me 6 gola dhe 6 asiste, “maratonamaku” i jashtëzakonshëm, pavarësisht viteve mbi shpinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"