E KRYER! Merr fund makthi për Juventusin, ish-kapiteni gjen skuadër të re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 14:02

E KRYER! Merr fund makthi për Juventusin, ish-kapiteni gjen skuadër të re

Leonardo Bonuçi nuk do të jetë më futbollist i Juventusit, pasi mbrojtësi ka arritur akordin për t’u transferuar në kampionatin gjerman, te skuadra e Union Berlinit.

bonuci

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano ka dhënë edhe detaje në lidhje me transferimin e italianit në kampionatin gjerman, aty ku do të firmosë një kontratë për një sezon, me opsion rinovimin për një tjetër vit.

Bonuçi u përjashtua nga skuadra e parë e Juventusit këtë verë, duke u stërvitur individualisht ndërkohë që nuk kanë munguar as kërcënimet për gjyq, për shkak të prishjes së imazhit. Tashmë, mbetet të shihet nëse Bonuçi do të vazhdojë të ndjekë këtë pretendim apo transferimi në Gjermani ka mbyllur gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"