E KRYER! Interi gjen pasuesin e ish-kapitenit, arrihet akordi me lojtarin e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2023 | 20:58

E KRYER! Interi gjen pasuesin e ish-kapitenit, arrihet akordi me lojtarin e Çelsit

Interi ishte në kërkim të një mbrojtësi pasi ka humbur shërbimet e Milan Skriniar që ka kaluar tashmë te PSG. Pasi ra pista e Naço Fernandez të Realit, zikaltërit kanë hedhur sytë nga Premier Liga, duke arritur marrëveshje me mbrojtësin e Çelsit.

azpilikueta

Çezar Azpilikueta do të jetë lojtari më i ri i Interit dhe palët kanë arritur akordin. Kështu raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano i cili shton se mbrojtësi do të mbrojë ngjyrat zikaltër për 2 sezonet e ardhshme, pa opsion rinovimi.

Kontrata e mbrojtësit spanjoll skadon verën e ardhshme por 33-vjeçari ka një marrëdhënie shumë të mirë me klubin dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë bashkëpunimin para afatit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"