“E dominuam Egnatian”, Deliallisi pas fitores së Erzenit: Matematika na e lejon mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 20:20

“E dominuam Egnatian”, Deliallisi pas fitores së Erzenit: Matematika na e lejon mbijetesën

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, e ka cilësuar fitoren e sotme ndaj Egnatias si një mesazh të qartë që skuadra e tij do të luftonte me çdo kusht për të qëndruar në elitë.

bandicam 2024-04-08 20-14-59-590

“Dua të komplimentoj djemtë-për ndeshjen perfekte që zhvilluan. Merita u takon vetëm atyre, mënyra si e interpretuam ndeshjen nga e para deri në fund ishte gati në perfeksion. E neutralizuam kundërshtarin në çdo mënyrë, asnjë rast të pastër, duke ditur vlerat e vendin që ka kundërshtari. Në çdo rast ishim superiorë me vertikalizime, qarkullim, në mënyrën se si shkonim në fazë sulmuese apo me koncept loje. Rezultati i përket asaj që dhanë djemtë në fushë.

Nuk mendoj se kemi qenë me aq bllok të ulët. I kisha ndarë një kundër një, Kahrimanoviç me Aleksin dhe Migone me Fernandon që të mos afroheshin në zonat tona të rrezikshme. Kjo mendoj që solli që të mos kishte rrezik. Ne mundoheshim të rifitonim topin e dilnim shpejt para, siç bënë lojtarët gjatë gjithë kohës.

E kam thënë që prurjet e reja kanë dashur kohën e vet realisht. Edhe me Vllazninë kemi bërë ndeshje jashtëzakonisht shumë të mirë, me Laçin nuk ishte ndër më të mirat, por nuk u mundëm. Tani kanë hyrë në sinkron, kemi afruar shumë lojtarë në janar, kanë dashur kohën dhe tani është grupi i plotë. Koha nuk premton, por matematika na e lejon dhe jemi në rrugën  për të arritur objektivin e sezonit”, tha Deliallisi pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"