E BUJSHME! Mesi ka firmosur në Arabinë Saudite, 25 milionë euro për të heshtur kur shkelen të drejtat e njeriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2023 | 10:29

E BUJSHME! Mesi ka firmosur në Arabinë Saudite, 25 milionë euro për të heshtur kur shkelen të drejtat e njeriut

Leo Mesi u transferua pak javë më parë në MLS, duke firmosur me skuadrën e Inter Majemit. Sulmuesi argjentinas kërkohej nga Barcelona gjithashtu e nga Al Hilal në Arabinë Saudite, me këta të fundit që ofronin rreth 450 milionë euro në vit për yllin e PSG-së asokohe.

mesi

Por oferta e Mesit u refuzua dhe ai preferoi Amerikën për një jetë më të qetë. Ndërkohë, “New York Times” ka publikuar një lajm që e dëmton jo pak imazhin e Leo Mesit. Prestigjiozja amerikane raporton se Mesi ka firmosur me qeverinë e Arabisë Saudite një kontratë e cila i ofron miliona euro, në këmbim të disa favoreve që ky i fundit duhet t’i bëjë Arabisë Saudite.

Nga kontrata e firmosur, Mesi do të përfitojë rreth 25 milionë euro në vit dhe duhet që një herë në vit të shkojë në Arabinë Saudite për vizitë. Gjithashtu, Mesi duhet që të promovojë Arabinë në rrjetet sociale si edhe më e rëndësishmja, duhet të heshtë për shkeljen e të drejtave të njeriut që mund të bëhen, pasi Arabi po synon të marrë Botërorin e vitit 2030 dhe puna e zhvilluar në Katar për ndërtimin e stadiumeve, ishte me jo pak polemika e skandale.

Argjentinasi do të përfitojë 2 milionë dollarë nëse qëndron 5 ditë në Arabi si edhe të gjitha shpenzimet do të paguhen nga qeveria për një delegacion shoqërues deri në 20 persona. Kontrata është firmosur nga vëllai i Mesit dhe vetë Leo Mesi në 1 janar 2021, por asokohe mungonin vulat e qeverisë. Fakti që Mesi ka nisur kohët e fundit të promovojë Arabinë, vërteton atë që shkruhet në kontratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"