Dy dyshime kundër bardhebluve, ja si pritet të rreshtohet Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 9:06

Dy dyshime kundër bardhebluve, ja si pritet të rreshtohet Laçi

Laçi i Mirel Josës vjen në sfidën me Tiranën, duke pasur disa dyshime. Qato dhe Zhunior janë dy lojtarët që rrezikojnë sfidën me bardheblutë. 

Laci

Të dy kanë qenë të dëmtuar dhe do të shihet deri në fund nëse do të jenë në fushë. Laçi është në një udhëkryq të madh këtë sezon. Skuadra nuk i ka mirë punët në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë. Në Superiore është në vendin e shtatë me 29 pikë, gjashtë më pak sesa vendi i katërt që të çon në “Final 4”, pesë nga bardheblutë. Edhe në Kupën e Shqipërisë u mund nga Egnatia në çerekfinalen e parë.

Në këtë situatë, kampionati është objektivi kryesor i kurbinasve. Laçi i Mirel Josës ka gjetur stabilitet në rezultate, duke qenë i pathyeshëm në nëntë javët e fundit në kampionat. Megjithatë, problemi më i madh i kurbinasve është se nuk arrijnë dot të ruajnë avantazhin dhe kjo është parë edhe në ndeshjet e fundit të kampionatit.

GFDJGF

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"