Dueli me Maliqin, Brunild Pepa i bindur: Sot vjen kthesa në rezultat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2022 | 12:16

Dueli me Maliqin, Brunild Pepa i bindur: Sot vjen kthesa në rezultat

Beratasit kanë fajësuar gjykimin për humbjen në ndeshjen e prapambetur në Dibër. Gjithsesi, te Tomori e kanë harruar këtë takim për t’u fokusuar te dueli i radhës me Maliqin.

tomori-besa

Pas kthimit nga Peshkopia, beratasit kanë dalë në stërvitje për të përgatitur transfertën e dytë që do të luajnë sot me Maliqin. Në prag të këtij takimi sulmuesi Brunild Pepa u shpreh:

“Luajtëm bukur ndaj Korabit, ku synuam fitoren. Gjykimi ndikoi dukshëm, jo vetëm në realizimin e objektivit tonë, por në njëfarë kuptimi na ka imponuar një humbje më se të evitueshme.

Koha ka qenë e paktë, por kemi punuar me qëllim që të bëjmë kthesën dhe të rikthehemi te fitorja në transfertë ndaj Maliqit”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"