Drejt largimit nga Bajerni, Reali kthehet në një mundësi më shumë për sulmuesin gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 19:35

Drejt largimit nga Bajerni, Reali kthehet në një mundësi më shumë për sulmuesin gjerman

E ardhmja e Serzh Gnabrit te Bajerni i Mynihut mbetet një rebus për t’u zgjidhur. E ndërsa lojtari ka refuzuar të rinovojë me bavarezët, mjaft klube të rëndësishme në Europë janë gati t’i ofrojnë një mundësi. Mes skuadrave që kanë shfaqur interes për sulmuesin e krahut në kombëtaren gjermane është edhe Reali i Madridit.

gnabri

Gazeta spanjolle “AS” ka bërë me dije se “Los Blancos” janë gati t’i bëjnë një vend në përbërjen e tyre. Por për momentin vetë Gnabri është i dyzuar në lidhje me pozicionin që do të mbajë.

Gjithashtu veç Realit të Madridit edhe Mançester Junajtid ka treguar interes orët e fundit për sulmuesin. Gnabri ka qenë një nga pikat e rëndësishme të Bajernit në sezonin e kaluar, ku arriti të shënonte 17 gola në 45 takime me bavarezët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"