Disfata e Shpresave/ Dy humbje identike, tetë gola të pësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 15:50

Disfata e Shpresave/ Dy humbje identike, tetë gola të pësuar

Kombëtarja U-21 ka një moment dobësie në këtë fazë të edicionit. Shpresat kanë regjistruar dy humbje radhazi në dy takimet e fundit, me rezultat të njëjtë, 4- 0.

shpresat

Dje, në Çeki, kuqezinjtë pësuan 3 që në pjesën e parë dhe një në fundin e ndeshjes. Ndërsa në miqësoren e luajtur më tetë qershor, Shqipëria U-21 ka pësuar sërish katër gola.

Jo vetëm kaq, por bëhet fjalë për një disfatë identike si dje, tre gola të pësuar në fraksionin e parë dhe një tjetër në të dytin. Për më tepër, ndaj Bullgarisë, kuqezinjtë janë shkërmoqur me 3 gola të pësuar deri në minutën e 11-të të fraksionit të parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"