Derbi në merkato, Milan dhe Inter kërkojnë ish-lojtarin e Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 15:48

Derbi në merkato, Milan dhe Inter kërkojnë ish-lojtarin e Juventusit

Arturo Vidal pas një sezoni me shumë luhatje tek Barcelona, po mendon largimin nga katalanasit.Vidal
Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo” për kilianin, interesohet Milani dhe Interi. Të dyja skuadrat janë në kërkim të një mesfushori dhe 32-vjeçari shihet si profili ideal për atë pozicion.Kujtojmë se për mesfushorin Interi interesohej një vit më parë, por në atë kohë e humbi garën me Barcelonën, dhe Vidal u transferua në Spanjë. Por pas një viti gjërat duken ndryshe, lojtari nuk është i kënaqur tek katalanasit dhe po mendon largimin.vidal

Këtë vit Interi ka avantazh trajnerin Konte, i cili e ka pasur nën urdhërat e tij mesfushorin, në kohën kur ai drejtonte Juventusin. Edhe kuqezinjtë e Milanos e duan lojtarin në skuadrën e tyre, por këtu situata është pak më ndryshe, sepse kiliani shihet si një alternativë, nëse dështon pista Torreira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"