Derbi me Milanin, trajneri Inzagi humbet një mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 18:54

Derbi me Milanin, trajneri Inzagi humbet një mesfushor

Interi do të kërkojë titullin kampion në derbin me Milanin që luhet të hënën në orën 20:45. 

Inter veteran Juan Cuadrado training separately ahead of AC Milan clash

Trajneri Simone Inzagi nuk do të ketë në dispozicionin e tij mesfushorin Huan Kuadrado.

Kolumbiani ka munguar që nga dhjetori për shkak të një dëmtimi të tendinit të Akilit dhe javët e fundit ka punuar intensivisht në qendrën stërvitore Suning për të rifituar gjendjen më të mirë përpara fundit të sezonit.

Por Gazzetta.it, shkruan se ai është ndalur sërish për shkak të një tendosjeje të lehtë të muskujve. Synimi i Kuadrados është kthimi në grup javën e ardhshme, menjëherë pas derbit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"