Debutoi me dy gola në tre minuta te Teuta, Lloci: Më i bukur ishte i pari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 19:41

Debutoi me dy gola në tre minuta te Teuta, Lloci: Më i bukur ishte i pari

Matias Lloci ka shënuar sot dy gola në ndeshjen që Teuta barazoi me Tiranë duke bërë një debutim mëse të suksesshëm me skuadrën durrsake. Lojtari ka kaluar disa muaj në vendin tonë duke qenë në provë fillimisht te Vllaznia e më pas te Kukësi, por në fund firmosi me durrsakët.

bandicam 2024-01-19 19-28-27-393

“Jam 23 vjeç, babai im është nga Berati, mami është belge. Kam jetuar 6 vjeç në Greqi e pastaj në Belgjikë.

Jam shumë i lumtur për debutimin sot, është momenti më i mirë dhe jam shumë i lumtur.

Cili ishte më i bukur? Goli i parë.

Durrësi më pëlqen shumë. Pas Beratit, Durrësi është qyteti më i mirë”, tha  mesfushori i afruar pak ditë më parë nga skuadra durrsake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"