Debat me policinë, zëvendëstrajneri i Laçit përfundon në komisariat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2017 | 22:14

Debat me policinë, zëvendëstrajneri i Laçit përfundon në komisariat

Zëvendëstrajneri i Laçit, Ylber Zani, është shoqëruar në komisariatin e policisë së kryeqytetit pas ndeshjes së sotme mes Tiranës dhe Laçit në “Selman Stërmasi”.

ylber-zani

Zani ka tentuar të futet në dhomat e zhveshjeve të skuadrës bashkë me një prej lojtarëve të Laçit i cili kishte ndjekur ndeshjen nga tribuna. Ndalimi që i është bërë këtij të fundit ka tensionuar pak situatën dhe në debat është përfshirë edhe shefi i policisë i pranishëm në stadium.

Debati me tone të larta është përshkallëzuar me vendimin për të shoqëruar Zanin në Komisariatin e policisë së Tiranës, duke tensionuar situatën në ambientet e “Selman Stërmasit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"