Cungu: Nuk është Vllaznia ime, ndryshoi një ditë para ndeshjes me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2017 | 18:37

Cungu: Nuk është Vllaznia ime, ndryshoi një ditë para ndeshjes me Flamurtarin

Armando Cungu nuk ka kursyer kritikat e ashpra ndaj skuadrës së tij që u mposht edhe sot, duke çuar në 7 serinë e ndeshjeve pa fitore. Në ”Gol pas  Goli” ai tha se skuadra e tij kishte ndryshuar plotësisht sjellje para ndeshjes me Flamurtarin, ndërsa tani e sheh veten të përfshirë në luftën për mbijetesë.

cungu

Për humbjen ndaj Laçit

“Deri pas ndeshjes me Partizanin, ekipi ishte në pozita shumë të shëndosha. Të jem realist, nuk e njoh më këtë ekip, që para ndeshjes me Flamurtarin, që një ditë përpara, diçka nuk shkon. Është e pamundur që elipi të sillet në këtë mënyrë, si në fushën e lojës, edhe me rezultate.

Nuk kemi pësuar gola gjatë gjithë sezonit sa kemi pësuar në 6 javët e fundit. Të them të drejtën nuk ka asnjë lloj justifikimi. Gjithsesi është herët për të folur, nuk duhet folur tani, duket ruajtur qetësia si nga unë, si nga ekipi. Janë edhe dy ndeshje shumë të vështira, do të kemi kohë të flasim më pas”.

Për ndryshimin që ka pësuar Vllaznia

“Nuk e njoh më ekipin, nuk është skuadra që kisha, edhe sezonin e kaluar. Nuk ka seriozitet, e kam thënë edhe me individë të caktuar, ndoshta edhe si grup i kemi marrë gjërat lehtë. Këtu i referohem Korabit, që ishte vdekjeprurës për ne. Me sa duket e kemi marrë pak lehtë, tani ndodhemi në këtë situatë, ku pa kuptuar futet ekipi në presion dhe ndodh kjo që ndodh.

Jam munduar që të tregohem i kujdesshëm për të arritur në këtë situatë. E di si është futbolli se kam luajtur, po nuk e vlerësove, të ikën situata nga duart dhe humb qetësinë për të marrë rezultatin që kërkon.

Kjo nuk është Vllaznia, ajo është e ndeshjeve të mira, e barabartë me këdo, ka marr pikë ndaj çdo kundërshtari dhe jo pa meritë. Po i kthehemi fjalëve të mia pa filluar sezoni, që jam munduar të rri me këmbë në tokë, njoh mentalitetin e këtij ekipi”.

Për shkaqet që mund të kenë sjellë ndryshimin

“Mund të ketë ndonjë problematikë, nuk e shoh të arsyeshme që ekipi sillet kështu, kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe në fund do të bëjmë llogaritë dhe se si sillet Vllaznia në këtë mënyrë”.

Për përfshirjen në luftën për mbijetesë

“E kam kërkuar mbijetesën që në ditën e parë, kam thënë sa më shpejt, aq më mirë. Vllaznia në këtë sezon nuk ka qenë as për lojë, as për rezultate. E përsërit që para Flamurtarit ekipi nuk sillet si duhet. Me asnjë lojtar nuk ka ndryshuar as qëndrimin e as komunikimin, as anën stërvitore, asgjë. Nuk e di pse ndodhemi në këtë situatë, do të flasim në fund.

Vllaznia deri pas ndeshjes me Partizanin luante futboll, edhe pse jo me kontingjent të plotë, është e pashpjegueshme kjo luhatje e madhe. Diçka nuk shkon. Kushdo që e ndjen veten shkodran në këtë ekip të bëjë maksimumin që Vllaznia të mos shkelë në dërrasë të kalbur, apo të paktën të mos thyhet ajo. Pastaj secili bën llogaritë e veta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"