Çudirat e futbollit shqiptar, një klub shpërndan pagat me “letër me vrimë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 22:57

Çudirat e futbollit shqiptar, një klub shpërndan pagat me “letër me vrimë”

Sa për të qeshur, aq edhe për të qarë, është situata e krijuar te Sopoti.

WhatsApp Image 2023-05-30 at 21.49.14

Problem vazhdojnë të jenë pagat, që janë kthyer në një çështje. Edhe pse ka përfunduar sezoni, ende nuk i ka mbyllur llogaritë me klubin. Disa lojtarë, që janë njëkohësisht edhe punonjës në administratën e Bashkisë Librazhd, kanë nga dy rroga pa marrë.

Pjesa tjetër, rreth 17 futbollistë, nuk janë shlyer për muajin prill. Teksa janë në pritje prej disa javësh të ndonjë lajmi nga administratori Andri Çota, javën e kaluar ka pasur edhe një takim mes 15 lojtarëve. Përgjigjja e zyrtarit të klubit ishte: kemi buxhet vetëm për 5 rroga. Se kush do të ishin “fatlumët”, duhet ta zgjedhin lojtarët me njëri-tjetrin.

Përballë këtij fakti, lojtarët janë ulur dhe janë detyruar të vendosin se kush do të ishte në këtë listë të shkurtër. Dhe mënyra më origjinale që kanë gjetur për të zgjedhur ata që duhet t’i marrin pagat ka qenë duke hedhur “letra me vrimë”. Kështu, 5 lojtarët e përzgjedhur kanë qenë Mateus Levendi, Ardian Kaloshi, Denis Mici, Antonio Ranxha dhe ndihmëstrajneri Shkëlqim Hajdari.

E megjithatë, pagat prapë nuk u janë dhënë. Madje, tre prej tyre janë njoftuar se kanë penalitete. Mici për simulim dëmtimi, ndërsa Kaloshi dhe Levendi se kanë marrë të kuq të qëllimshëm në Tropojë.

LEDION QOSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"