Çmime të lira në “Elbasan Arena”, ja sa tifozë priten të ndjekin nga afër supersfidën e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 12:43

Çmime të lira në “Elbasan Arena”, ja sa tifozë priten të ndjekin nga afër supersfidën e Kategorisë së Parë

Elbasani-Flamurtari është kryendeshja e javës së 19-të në Kategorinë e parë, takim i cili do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 17:00.

hjj

Klubi i Elbasanit ka nxjerrë zyrtarisht në shitje biletat që pardje, pra dy ditë më herët se sa të startojë sfida. Kjo bëhet për arsyen e vetme që tifozët të mos dynden vetëm në orët e fundit për të marrë një biletë, duke ditur që pritet të ketë një numër të madh spektatorësh në stadium.

Ashtu siç pritej, çmimet nuk kanë ndryshuar dhe më e lira kushton 100 lekë të reja dhe më e shtrenjta 1 mijë lekë, e cila është në sektorin VIP. Deri më tani shitja e tyre ka ecur me ritëm të kënaqshëm dhe në klub shpresojnë të ketë afro 7 mijë të pranishëm. Elbasani ka qenë shembull këtë sezon sa i përket pranisë së tifozëve në stadium, duke u dhënë leksion edhe klube të Superiores. Padyshim ky takim ka vlera për të dy ekipet, dhe meqenëse luan në shtëpi, prania e tifozëve ka shumë rëndësi për verdheblutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"