Çfarë sulmuesi! Nuabueze thellon diferencën për “Këpucën e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 13:13

Çfarë sulmuesi! Nuabueze thellon diferencën për “Këpucën e Artë”

Flamurtari e provoi me të gjitha mënyrat për ta ndalur, por nuk e arriti dot. Nuabueze është një sulmues me cilësi të jashtëzakonshme dhe dje realizoi golin e tij të 13-të në këtë kampionat. 

Nuabueze

Sulmuesi me pasaportë amerikane kryeson renditjen e golashënuesve, duke e thelluar diferencën me Shkurtajn, i cili e ndjek me tetë gola.

nUABUEZE

Gjatë gjithë ndeshjes së djeshme, sulmuesi mbulohej menjëherë nga disa lojtarë vlonjatë, shpesh edhe me faulle “bezdisëse” apo heraherës edhe me ndërhyrje të forta. Në fund, sulmuesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e çuar në 13 numrin e golave të shënuar prej tij. Ky ishte 11- metërshi i pestë i saktë për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"