Çelsi tenton një tjetër goditje të bujshme, “Blutë” ofrojnë 50 milionë euro për talentin portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2022 | 14:22

Çelsi tenton një tjetër goditje të bujshme, “Blutë” ofrojnë 50 milionë euro për talentin portugez

Çelsi është gati të bëjë blerjen e parë të epokës “Tod Bohli” dhe ai mund të jetë Mateus Nunjez, mesfushori i Sportingut të Lisbonës. Sipas gazetës sportive portugeze “A Bola”, londinezët do të bëjnë një ofertë 50 milionë euro (43 milionë paund) për lojtarin që menaxhohet nga agjenti i famshëm portugez, Zhorzh Mendesh.

6756757

Për shërbimet e 23- vjeçarit, i cili është një mesfushor defensiv, interesohet edhe Uolvesi, me të cilin Mendesh ka një bashkëpunim të shkëlqyer, por ai kërkon të shkojë në një klub më të rëndësishëm, duke i hapur mundësinë Çelsit për të bërë një ofertë. Nunjez shkëlqeu sezonin e shkuar në Champions, madje i ra në sy edhe trajnerit të Mançester Sitit, Pep Guardiola, i cili e lavdëroi për paraqitjen e tij kundër anglezëve.

Tomas Tuhel nuk ka bërë ende blerjen e parë këtë merkato në “Stamford Bridge”, pavarësisht se është shumë pranë transferimit të Rahim Sterlingut, për të cilin kanë ngelur vetëm detajet e fundit. Ata dëshirojnë edhe De Ligtin, Kundenë, Rafinjën dhe së fundmi kanë hyrë në garë edhe për transferimin e Kristiano Ronaldos dhe tani shokut të tij të kombëtares, Nunjez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"