Çela i kënaqur me Flamurtarin: Patëm dëmtime, por ia vlejti kjo fazë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2023 | 14:28

Çela i kënaqur me Flamurtarin: Patëm dëmtime, por ia vlejti kjo fazë

Flamurtari ka fituar me shifrat 2-0 në testin e fundit në fazën përgatitore, të cilën e ka zhvilluar në aksin Pogradec-Korçë. Të shtunën, të besuarit e Emiljano Çelës luajtën ndaj liqenorëve dhe bënë një paraqitje të mirë, duke zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë.

cela

Emiljano Çela është i kënaqur nga ajo që Flamurtari i tij bëri në fushë kundër Pogradecit. “Ishte një ndeshje e mirë për ne, sidomos në pjesën e parë, ku skuadra më pëlqeu shumë. Ekipi pati ritëm, qarkullim topi dhe shënoi dy gola. Loja u bë disi më agresive nga Pogradeci, kështu që edhe ne u kërkuam lojtarëve ta ulnim pak ritmin në pjesën e dytë, në mënyrë që të mos pësonim dëmtime.

Kemi pasur probleme me disa dëmtime në këtë periudhë, sepse edhe lojtarët gradualisht po mësohen me procesin tonë të punës. Shpresoj të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Na vlejti kjo fazë 2-javore në Korçë për shumë gjëra në disa aspekte. Kemi 16 lojtarë të ardhur rishtas në këtë merkato vere, kështu që të gjithë duan kohën e tyre”, deklaroi trajneri i vlonjatëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"