Çekia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë me një mungesë të madhe, ja 23 futbollistët e grumbulluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2023 | 21:21

Çekia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë me një mungesë të madhe, ja 23 futbollistët e grumbulluar

Shqipëria ka në muajin shtator dy ndeshje shumë të rëndësishme për Europianin, aty ku do të udhëtojë fillimisht në Çeki dhe më pas do të presë Poloninë në Shqipëri. Sakaq, trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavi ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këtë takim.

Çekia

Bie në sy fakti se nga 23 lojtarët e grumbulluar, janë plot 13 lojtarë që luajnë jashtë Çekisë dhe 10 nga kampionati vendas. Ndërkohë, në skuadër bie fakti se janë edhe 2 vëllezër të cilët do të luajnë kundër kuqezinjve, Lukas Sadilek dhe Mikal Sadilek.

Një mungesë e madhe në këtë listë, është ajo e sulmuesit Patrik Shik i cili është i dëmtuar dhe do të mungojë së bashku me mbrojtësin DAvid Jurasek, teksa trajneri ka lënë jashtë edhe portierin Tomas Vaçlik.

LISTA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"