Bylisi nën regjim të rreptë para Besës, kërkohet autokritika e humbjes që i kushtoi kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 15:08

Bylisi nën regjim të rreptë para Besës, kërkohet autokritika e humbjes që i kushtoi kreun

Bylisi është grumbulluar dhe është nën regjim të rreptë para takimit me Besën. Kjo ndodh për faktin se këto javë do të jenë vendimtare për objektivin “Superiore”.

Bylis

Trajneri Arian Bellai është duke punuar me skuadrën sidomos në aspektin psikologjik, pasi Bylisi vjen në sfidën e së shtunës në shtëpi pas disfatës shokuese me Luzi 2008, që përkoi edhe me humbjen e vendit të parë. Duke ditur mungesat që do të kenë ndaj Besës, stafi do të ndërtojnë një formacion ku do të ketë hapësira edhe për lojtarët që u afruan në merkaton e janarit.

Drejtuesit e klubit në sinkron me stafin kanë kërkuar kthesën e menjëhershme. Bylisi po bënte një paraqitje perfekte në kampionat, por tri humbje konsiderohen shumë për një skuadër të mirë financuar. E gjithë vëmendja tashmë është te përballja me Besën, ku ballshiotët duhet të ecin me llogari për vendin e parë dhe Superioren.

ERJON SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"