Rikthehet Bekim Kuli, do ulet në stolin e Bylisit dhe do ketë rolin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 10:30

Rikthehet Bekim Kuli, do ulet në stolin e Bylisit dhe do ketë rolin e…

E mbani mend Bekim Kulin, një nga lojtarët më të talentuar të Shqipërisë? Nga dje ai është zëvendëstrajneri i Bylisit. Ish-lojtari i kësaj skuadre dhe ekipeve të tjera në Superiore ka lënë pas problemet me ligjin në Gjermani dhe tani qëndron në shtëpinë e tij. Kuli është rikthyer në Ballsh dhe presidenti Kapllanaj e ka emëruar si ndihmës të Dovedan në skuadrën e parë. Kuli ka qenë më parë edhe trajner te Sopoti në Kategorinë e Parë. Bekim Kuli është ish-lojtari i spikatur që ka provuar kombëtaret e moshave, por edhe ekipet më në zë në vendin tonë. Kuli ka qenë edhe lojtar në Ballsh në sezonin 2013-2014 në Superiore kur skuadra i përjashtua nga elita.

Kuli perballe Celes ne ndeshjen Skenderbeu-Apolonia 2-0

SFIDA – Bylisi u ka dhënë dje fund përgatitjeve dhe është nisur drejt kryeqytetit ku edhe po qëndron i grumbulluar përpara sfidës me Tiranën e cila luhet mesditën e sotme në orën 13:45. Ballshiotët shkojnë në këtë transfertë të vështirë me një humbje me Skënderbeun në shtëpi, e cila pas disfatës në Kupën e Shqipërisë, sigurisht që djeg sepse skuadra është larg pritshmërive, çka ka bërë që presidenca të shqetësohet, duke qenë se gjatë verës është investuar shumë dhe ka pasur shumë afrime, ndërsa skuadra ka vetëm dy pikë. Gjithsesi, prej së hënës, në Ballsh janë përqendruan te ndeshja me Tiranën ku mallakastriotët do të tentojnë për më të mirën.

NDRYSHIMET – Formacioni pritet që të pësojë ndryshime, duke qenë se në Ballsh skuadra nuk ka qenë siç pritej sidomos në sulm dhe në mbrojtje. Mund të vihet dorë edhe në mesfushë dhe Donald Mëllugja mund ta nisë nga minuta e parë, duke formuar dyshen me Muratajn ashtu si në sezonin e shkuar që ka rezultuar decizive si për ofensivën ashtu edhe për mbrojtjen. Sulmuesi nigerian Kudusi Laval pritet që të bëj debutimin në Tiranë dhe jo më kot u provua edhe me skuadrën U-21 për ta karikuar dhe prej tij pritet shumë, duke qenë se është një sulmues pykë, por që ka shënuar edhe gola në eksperiencat e mëparshme. Në mbrojtje Ymeralilaj mund të jetë afër qendrës dhe Hadroji djathtas, ndërsa lojtar i lirë mund të luajë Alan. Një prej Antonit e Mehmetllarit pritet që ta nisë nga stoli në Tiranë.

ERJON SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"