Bonuçi nuk ka në plan të bëjë prapaktheu, përgatit një tjetër padi kundër Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2023 | 12:37

Bonuçi nuk ka në plan të bëjë prapaktheu, përgatit një tjetër padi kundër Juventusit

Leonardo Bonuçi dhe Juventusi duket se do ta çojnë deri në fund luftën e nisur mes tyre. Deklaratat e Alegrit, ku trajneri shprehet se lojtari e ka marrë vesh vendimin e klubit, ka irrituar më shumë lojtarin.

bonuci

Si duket, ish-kapiteni nuk ka në plan të bëjë asnjë hap pas dhe do të ndërmarrë një tjetër vendim. Mediat italiane raportojnë se Bonuçi është lidhur me një tjetër jurist dhe në rrugë zyrtare, ka depozituar në klub një tjetër kërkesë që të rikthehet me skuadrën e parë, por klubi e ka refuzuar dhe ka lënë në fuqi vendimin që të stërvitet individualisht.

Ndërkohë, juristët po bëjnë gati një padi kundër klubit të Juventusit dhe përveç faktit se Juventusi nuk po respekton kontratën, synohet edhe një dëmshpërblim për sa i përket prishjes së imazhit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"