Bellai: Një humbje s’e zbeh Bylisin, e rimarrim kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 13:24

Bellai: Një humbje s’e zbeh Bylisin, e rimarrim kreun

Bylisi pret sot Besën në orën 14:00, në sta diumin “Adush Muçaj”, ku nga ballshiotët kërkohet autokritika për humbjen e fundit me Luzin. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” para ndeshjes me Besën, trajneri Arian Bellai e quajti aksidentale humbjen me Luzin, dhe kundër kavajasve pritet fitorja.

BELLAI

“Nuk e kishim menduar atë humbje, por ky është futbolli. Një humbje është dhe besoj se do të jetë e fundit për këtë sezon. Besa? Kemi disa mungesa, por secili ekip ka llogaritë e veta dhe duan të shpëtojnë sezonin. Besën e vlerësojmë dhe nga ky takim nisin finalet për Bylisin. Nuk ka më kohë, duhet të rikthehemi te fitorja. Kushdo që do të futet në fushë i ka të qarta detyrat dhe se çfarë duhet të bëjë.

Gjithmonë kam pasur besim tek ekipi, jo më kot jemi këtu. Të gjithë bashkë punojmë dhe sakrifikojmë dhe duhet të mbajmë ritmin. Asgjë nuk ka mbaruar dhe vend i parë i takon Bylisit. Jemi optimistë, sepse këtu është punuar dhe punohet me strategji. Nuk kemi frikë asnjë, përkundrazi respekt. Ashtu them edhe për Besën që e vlerësojmë si ekip dhe klub, por duhet të fitojmë. Humbja aksidentale me Luzin nuk mund të heqë bukurinë që i kemi dhënë garës”, u shpreh fillimisht trajneri Arian Bellai.

KALENDARI- Për sa i përket kalendarit dhe rivalitetit trajneri i Bellai u shpreh: “Nuk më duhet se çfarë bëjnë ekipet e tjera. Nuk jam marrë dhe as nuk do të merrem deri në fund. Nuk e kam zakon këtë në profilin tim si trajner. Meritat na i kanë dhënë dhe na i japin ata që na kanë parë. Nëse ke skuadër të mirë, siç e kemi ne, kalendari përballohet më së miri. Duhet të përgatitemi mirë dhe ta vlerësojmë si rival çdo kundërshtar të radhës”.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"