Barcelona “fiksohet” me Nejmarin, ofron 100 milionë euro dhe kartonin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2019 | 13:10

Barcelona “fiksohet” me Nejmarin, ofron 100 milionë euro dhe kartonin e…

Rikthimi i Nejmarit te Barcelona është një nga pistat më të përfolura të kësaj vere. Braziliani nuk po e gjen veten te PSG-ja, ndërsa katalanasit nuk po gjejnë një lojtar me potencial si të Nejmarit.

Nejmar

Dembele dhe Kutinjo në asnjë moment nuk e kanë zëvendësuar dot Nejmarin dhe siç raporton spanjollja “Sport”, klubi blaugrana do të bëjë një ofertë te francezët.

Ata do të ofrojnë 100 milionë euro dhe Kutinjon për të marrë me vete Nejmarin të Katalunjë.

Kutinjo

Nëse PSG-ja nuk bindet, në operacion mund të futen Rakitiç dhe Samuel Umtiti. Vera është e gjatë dhe nuk përjashtohet një lëvizje e bujshme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"