Postuar: Maj 6, 2024 | 11:30
Bajernit i rrëzohet një alternativë tjetër, trajneri spanjoll pranë firmës me klubin e Premier Ligës
Julen Lopetegui do të marrë drejtimin e Uest Hemit sezonin e ardhshëm duke zëvendësuar David Mojes.
Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano. Lopetegui ka pranuar propozimin e skuadrës angleze dhe së shpejti palët do të nënshkruajnë kontratën.
Pavarësisht se u lakua për të marrë drejtimin e Bajern Mynihut, spanjolli kishte prioritet rikthimin në Premier Ligë pasi negociatat me Milanin dështuan.
Kështu rekordmenëve gjermanë iu rrëzohet një tjetër alternativë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"