Bajerni e ka seriozisht për De Ligt, bavarezët i bëjnë një tjetër ofertë të majme Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2022 | 14:47

Bajerni e ka seriozisht për De Ligt, bavarezët i bëjnë një tjetër ofertë të majme Juventusit

Bajerni duket se e ka përcaktuar mbrojtësin e Juventusit, Matajs De Ligt si objektivin kryesor për mbrojtjen, me gjermanët që i kanë bërë Juventusit një tjetër ofertë të majme për të bindur “Zonjën” të lërë të lirë holandezin.

DE LIGT 1

Sipas raportimeve nga “Corriere della Sera”, Bajerni është takuar me drejtuesit e bardhezinjve ku i ka propozuar një ofertë prej 75 milionë eurosh plus bonuse për shërbimet e 22-vjeçarit.

“Zonja” duket se e ka refuzuar edhe këtë ofertë të baverezëve dhe është e vendosur të arkëtojë 120 milionë euro nga shitja e lojtarit, shifër që është e përcaktuar në kontratën e tij me klubin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"