Axhenda e Superiores/ Java e 31-të luhet në 2 ditë, spikat supersfida Egnatia-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 21:57

Axhenda e Superiores/ Java e 31-të luhet në 2 ditë, spikat supersfida Egnatia-Partizani

Kategoria Superiore do të rikthehet në fushë ditën e shtunë, ku janë planifikuar të zhvillohen 2 duelet e vlefshme për javën e 31-të.

Kalendari Superiore

Tirana-Kukësi do të ngrejë siparin e kësaj jave, me sfidën që starton në orën 15:00, ndërkohë që në “Loro Boriçi” në orën 18:00, Vllaznia e Qatim Osmanit do të masë forcën me Laçin e Armando Cungut. Paralelisht në Korçë luhet edhe dueli mes Skënderbeut dhe Teutës. Një sfidë kjo që pritet të vendosë shumë për sa i përket objektivave të të dyja skuadrave . 

Kjo javë e 31-të, mbyllet ditën e diel, me 2 duelet interesante. Në orën 15:00, në Rrogozhinë, Egnatia pret Partizanit, ndërkohë dueli Dinamo-Erzeni që starton në orën 18:00, ul siparin e kësaj jave.  

AXHENDA E PLOTË: 

E shtunë, 13 prill  

Tirana-Kukësi ora 15:00 

Vllaznia-Laçi ora 18:00 

Skënderbeu-Teuta ora 18:00 

E diel, 14 prill  

Egnatia-Partizani ora 15:00 

Dinamo-Erzeni ora 18:00  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"