“Ata ishin aty”, Vllaznia falenderon tifozët kuqeblu për mbështetjen në ndeshjen ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 14:50

“Ata ishin aty”, Vllaznia falenderon tifozët kuqeblu për mbështetjen në ndeshjen ndaj Partizanit

Vllaznia mori një barazim në “Air Albania” ndaj Partizanit dhe mbajti vendin e dytë në renditje. Nuk munguan tifozët kuqeblu, që si gjithnjë mbështetën skuadrën e zemrës.

tifoz shkodran

Klubi i Vllaznisë i falënderon të gjithë tifozët që udhëtuan nga Shkodra, por edhe ata që jetojnë në Tiranë, për mbështetjen që i bëjnë skuadrës.

Postimi i klubit:

“Ashtu si çdo herë tjetër, edhe mbrëmë në ndeshjen ndaj Partizanit, ata ishin aty. Për të mbështetur Vllazninë, skuadrën e tyre të zemrës, në një përballje shumë interesante të kampionatit. Dhe me siguri që do të jenë pranë saj edhe në ndeshjet e mbetura deri në fund të këtij sezoni dhe në fund të gëzojmë të gjithë së bashku.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"