Asnjë humbje në përballjet direkte, Lushnja ia di “sekretet” Orikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 16:01

Asnjë humbje në përballjet direkte, Lushnja ia di “sekretet” Orikut

Lushnjarët nisën javën përgatitore në kuadrin e ndeshjes me Orikun, që do ta luajnë në fundjavë në stadiumin “Roza Haxhiu”. Një kundërshtar i njohur për Lushnjën, madje shumë “familjar”, për faktin se ka luajtur dy miqësore gjatë verës dhe po ashtu është ndeshur me të edhe në turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

lushnja

Me Orikun verdhejeshilët kanë zhvilluar 6 ndeshje zyrtare deri më tani dhe e veçanta është se nuk kanë pësuar asnjë humbje me skuadrën bregdetare. Ndoshta është edhe rastësi, por Lushnjës i ecën vërtet me Orikun. Të dyja ndeshjet e Kupës u fituan nga skuadra e trajnerit Ilir Gjyla, këtë fundjavë luhet ndeshja e tretë zyrtare dhe myzeqarët janë mjaft optimistë se do të kthehen te fitorja.

nDESHJET

Kjo ndeshje është parashikuar të luhet ditën e diel, në orën 13:00. Mesfushori kuçovar, Ergys Alushi, i cili luan sezonin e pestë radhazi me lushnjarët, për gazetën “Panorama Sport” u shpreh: “Vijmë pas një humbjeje dhe patjetër që nga ekipi pritet reagimi. Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë, pasi edhe kundërshtari vjen nga një humbje dhe secili kërkon pikët e veta. Lushnja e vlerëson Orikun dhe do të zbresë në fushë vetëm për fitore”.

A. Alushi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"