Arteta vlerëson Arsenalin: Ky ekip nuk dorëzohet kurrë, pas 38 javësh do jemi ku e meritojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2023 | 10:29

Arteta vlerëson Arsenalin: Ky ekip nuk dorëzohet kurrë, pas 38 javësh do jemi ku e meritojmë

Skuadra e tij është aty dhe ai i gëzohet karakterit të Arsenalit në fitoren dramatike ndaj Mançester Junajtidit. Mikel Arteta tha për mikrofonat e “Sky Sports”, se dëshira e skuadrës së tij për të fituar është diçka shumë e bukur për t’u parë si trajner.

arteta

“Ne punojmë dhe bëjmë gjithçka që bëjmë çdo ditë në stërvitje për momente si ky. Ky është një sport në nivelin më të lartë dhe përcaktuese janë detajet e vogla. Mund të kishte shkuar në të dyja mënyrat”, ishin fjalët e para të teknikut spanjoll pas fitores në “Emirates”. “Sigurisht që jam shumë i lumtur. Mançester Junajtid është një skuadër e shkëlqyer, e menaxhuar shumë mirë dhe ata ta bëjnë jetën të vështirë. Kur dhuruam atë golin e parë, ai të kthehet gjithnjë në një bumerang dhe në Premier Ligë është shumë i rrezikshëm. Por ia dolëm në fund falë karakterit dhe dëshirës së kësaj skuadre për të mos u dorëzuar”.

Tekniku i “topçinjve” u ndal të komentonte edhe situatën e Deklan Rajsit: “Ai ishte i shkëlqyer, por e gjithë skuadra gjithashtu. Rajs na dha kontrollin që ne donim në momentet që kishte nevojë skuadra. Ishte diçka e bukur mënyra sesi ne e kthyem ndeshjen dhe e fituam atë. Ishim shumë dominues. Kundër Fulhamit ishte një histori e ngjashme. Skuadra meriton më shumë. Kur unë shoh një skuadër me këtë dëshirë për të fituar dhe etjen për të provuar përsëri, është diçka shumë e bukur. Jam shumë krenar për këta lojtarë. Ndoshta këtë ndeshje ne morëm avionin ose metronë. Ka gjithnjë mënyra të ndryshme për t’i fituar ato. Kjo është e bukura e futbollit. Janë luajtur vetëm 34 javë. Pas 38 javësh ne do të jemi atje ku e meritojmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"