Arrihet akordi financiar, Lushtaku firmos për një vit te Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2016 | 15:46

Arrihet akordi financiar, Lushtaku firmos për një vit te Kukësi

Kukësi ka bërë sot lëvizjen e radhës në merkato, duke finalizuar transferimin e Kushtrim Lushtakut te ekipi verilindor. Palët ishin prej kohësh në bisedime por ishin të ndara nga parametrat financiarë të kontratës.

lushtaku

Por klubi ka bërë të ditur sot se është arritur akordi mes palëve, duke firmosur me futbollistin për një edicion. Lushtaku kishte veshur fanellën e verilindorëve edhe në edicionin 2014-2015, ndërsa në sezonin e kaluar luajti me Flamurtarin. “Panorama Sport” zbuloi se negociatat për kontratën kanë filluar që dje pasdite për të vazhduar sot gjatë ditës, derisa u arrit në firmën mes palëve.

lushtaku

“Jam shumë i lumtur që jam bërë përsëri pjesë e një klubi prestigjioz si F.K. Kukësi. U afrova me dëshirë të madhe, pasi këtu kam kujtime shumë të mira. Afrimi me Kukësin më gjen mjaft të motivuar për të ardhmen. Do të jap më të mirën time në këtë skuadër dhe shpresoj që të arrijmë objektivat sezonal. Falënderoj dhe përshëndes edhe tifozerinë kuksiane për mikpritjen”, ishin fjalët e Lushtakut për faqen e internetit të klubit pas zyrtarizmit të marrëveshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"