Arbëri: Bylisi ekip me emër, por Vora shkon për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 11:15

Arbëri: Bylisi ekip me emër, por Vora shkon për fitore

Vora është nisur dje drejt Ballshit, ku do të luajë me Bylisin vendës. Në këtë takim, Vora do të ketë dy mungesa të rëndësishme, sulmuesin Qardaku dhe portugezin Gaio. Para kësaj ndeshje për “Panorama Sport” ka folur trajneri i Vorës, Klodian Arbëri, i cili vlerëson Bylisin, por nuk fshihet për faktin se shkon në Mallakastër për rezultat pozitiv.arberi

“Do të jetë një ndeshje mjaft e fortë, me një kundërshtar shumë serioz. Ekipi i Bylisit i ka dhënë tonin futbollit shqiptar, si në Superiore, edhe në Kategorinë e Parë. Është një ekip për t’u vlerësuar maksimalisht, që në përbërje ka lojtarë mjaft cilësorë. Por në këtë rast kjo ndeshje na gjen me objektivin e përbashkët të ngjitjes në Superiore. Edhe ne jemi një ekip i organizuar në çdo aspekt. Besoj se do të jetë ndeshje e fortë dhe mjaft e bukur. Ne e kemi përgatitur ekipin njëlloj si në ndeshjet e tjera të radhës, por me një vlerësim më ndryshe, si ekip, që renditet më mirë sesa ne. Në humbjen e fazës së parë, unë nuk kam qenë trajner, por e kam ndjekur ndeshjen dhe Vora ka luajtur mjaft bukur pavarësisht se e ka humbur. Ne jemi përgatitur të bëjmë më të mirën, të luajmë kujdesshëm dhe me sa më pak gabime. Ekipi është në rritje. Siç dihet futbolli në fushë ka tri rezultate. Besoj për një rezultat pozitiv dhe i kemi të gjitha mundësitë” tha Arbëri.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"