ANALIZA/ Sa pak vendës, Barcelona dhe Reali harrojnë ADN-në spanjolle

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2019 | 22:39

ANALIZA/ Sa pak vendës, Barcelona dhe Reali harrojnë ADN-në spanjolle

Asnjë nga blerjet që kanë bërë deri tani Reali i Madridit dhe Barcelona nuk kanë ADN spanjolle. Për të shtuar këtu edhe largimet e mundshme që pritet të ndodhin në ditët e ardhshme, do të kuptojmë që dy ekipet kanë harruar spanjollët.

15614665939243

Në vitin e fundit, nga Reali i Madridit janë larguar futbollistë si Kiko Kasija, Raul De Tomas, Markos Jorente dhe një tjetër i sigurt që do të largohet është Borha Majoral. Pasi u rikthye nga huazimi me Levanten, për të nuk ka më vend në “Santiago Bernabeu”.

Në listën e lojtarëve që do të largohen janë edhe Serxho Regilon, i cili duket se do të shkojë drejt Sevijes. Naço gjithashtu kërkohet nga skuadrat si Interi dhe Milani, ndërsa Brahim Diaz mund të përfundojë te Vajadolidi. Lojtarë të tjerë si Lukas Vaskez, Vajeho, Isko, Sebajos dhe Mariano Diaz kanë opsione reale për të braktisur formacionin “galaktik”. Kjo do të thotë se nga 37 lojtarë që klubi ka në skuadër, vetëm 4 prej tyre e kanë të sigurt vazhdimësinë te Reali i Madridit. Bëhet fjalë për Serxho Ramosin, Dani Karvahalin, Alvaro Odriozolën dhe Marko Asension. Vitin e kaluar me Lopeteguin dhe Solarin debutuan Regilon, Fran Garsia, Figaldo, Kristo dhe Havi Sançez, lojtarë që duket se me Zidanin nuk do të kenë më mundësi të luajnë.

BARCELONA- E njëjta situatë është edhe te skuadra e Barcelonës. Shumë futbollistë spanjolle e kanë pasur të vështirë të kenë minuta në sezonet e fundit dhe janë larguar për të gjetur mundësi në klube të tjera. Pako Alkaser u transferua te Dortmundi në Gjermani, Munir El Hadadi përfundoi te Sevija, Kukureja tek Eibari dhe Rafinja me Denis Suarezin pa minuta. Tre të fundit vazhdojnë t’i përkasin Barcelonës, por mund të largohen në javët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"