Analiza e supersfidës/ Reali e meritoi, por Siti ia bëri të lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 23:49

Analiza e supersfidës/ Reali e meritoi, por Siti ia bëri të lehtë

Ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes Mançester Sitit dhe Realit të Madridit u vendos përfundimisht nga lotaria e penalltive, pasi një barazim 4-4 në total (3-3 në Madrid dhe 1-1 në Mançester). Nëse Bernardo Silva nuk do të kishte goditur penalltinë e tij ashtu siç e bëri, ose nëse Antonio Rydiger do të kishte goditur shtyllën me të tijën dhe topi do të kishte përfunduar jashtë dhe jo brenda, tani mund të flisnim për një histori tjetër.

real siti

Por edhe fakti që takimi mbërriti deri te penalltitë, duhet parë si një dështim për Sitin, që pasi arriti të rikuperonte golin e pësuar herët, e dominoi tërësisht takimin, pa gjetur golin që do t’i kishte dhënë biletën për në gjysmëfinale. Ata krijuan disa raste, por relativisht të pakta, duke pasur parasysh nivelin e zotërimit të topit gjatë 120 minutave.

Ndërsa lojtarë si Karvahal, Naço dhe Lunin meritojnë përgëzimet për paraqitjet e mira brenda zonës së penalltisë së Madridit, po kaq e vërtetë është se Siti ua bëri jetën shumë të lehtë. Siti u përqendrua kryesisht në sulmet nga krahët. Ata kishin plane të ndryshme për të dy krahët. Në të djathtë të Sitit, Pep Guardiola e dinte se Madridi është shpesh i dobët në kanalin e asaj ane, me dy qendërmbrojtës që shkojnë pas Halandit.

Prandaj, Foden u vendos në të djathtë, pothuajse si një mashtrim për të tërhequr Ferland Mendi jashtë dhe për të krijuar hapësirë për Kevin De Bryjne. Ne e kemi parë këtë lloj sulmi shumë. Por belgu pavarësisht se më vonë shënoi golin e barazimit, nuk ishte në formë të mirë, ai nuk është dukur mirë që nga kthimi në janar nga një dëmtim afatgjatë. Ekzekutoi 21 krosime në 112 minutat e tij në fushë, shumë prej tyre të kota ose të gabuara.

Foden është lojtari më në formë i Sitit, por që mungoi në “Etihad”. Plani në të majtë ndonjëherë dukej i ngjashëm, me Bernardon Silvën në “kanal”. Dallimi, megjithatë, ishte se në këtë anë, Madridi kishte një mesfushor të palodhur në qendër të djathtë, Federiko Valverde, i cili e limitoi portugezin. Siti duhej të çante nga e majta me Grilish përballë një Karvahal i kushtëzuar nga kartoni i verdhë. Por ai nuk ishte në gjendje të përfitonte nga këto situata.

Dueli Grilish-Karvahal u bë temë e zakonshme, por pa përfitime për “qytetarët”, pavarësisht këmbënguljes së Pepit. Futja e Doku vuri në krizë Realin në të majtë. Një tjetër nga problemet e Sitit ishin goditjet e këndit! Ekipi i Pepit koleksionoi 18 të tilla dhe pothuajse të gjitha ishin një lojë stërvitore me Lunin!

Skuadrat Guardiolës, shpesh përdorin këndoret për të luajtur me pasime të shkurtra. Më pas është çështja e Haland, i cili u mbulua nga dy mbrojtës, prandaj nuk mund të fajësohet shumë. Por ai është shumë i limituar jashtë zone pa pasur mundësi të ndihmojë ekipin. Pas 210 minutash futbolli në të dyja ndeshjet, do të mundohesh të vërtetosh që Siti nuk është, në përgjithësi, një skuadër më e mirë sesa Madridi. Njëlloj, ju do të luftoni për të vërtetuar se Siti e meritonte të ishte skuadra gjysmëfinaliste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"