Analiza e Kategorisë së Parë/ Elbasani dhe Bylis nisin arratinë, arbitrat në “skenë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2024 | 13:58

Analiza e Kategorisë së Parë/ Elbasani dhe Bylis nisin arratinë, arbitrat në “skenë”

Elbasani dhe Bylis nisin shkëputjen. Kategoria e Parë po merr drejtim, të paktën zona e ngjitjes. Bashkëkryesueset janë tashmë +9 nga vendi i tretë, duke u konfirmuar si pretendetete kryesore për misionin “Superiore”.

MixCollage-31-Jan-2024-01-55-PM-4293

Të njëjtën gjë nuk mund të themi për Vorën, që humbi shansin që të afrohej dhe Flamurtarin, i cili nuk po “ndez” ende. Fundi i renditjes nuk po gjen gjithashtu rehat dhe ende nuk mund të thuash me siguri se kush po shkon drejt rënies. Java e 18-të mund të themi që e trazoi jo pak renditjen, ndërsa të shumta kanë qenë edhe polemikat për gjykimin… aq sa në Luz u sulmua edhe kryesori në përfundim të ndeshjes. Elbasani ia del në Burrel, por me shumë vuajtje. Mbeti vërtet me 10 lojtarë për më shumë se një pjesë loje, por vetëm një penallti e Abaz Karakaçit i shpëtoi. Një 11-metërsh i kontestuar nga matjanët, po aq sa edhe goli që iu anulua. Shënuan në të 82-ën për barazimin, por vend për festë nuk pati. Arbitri e zhvlerësoi për pozicion jashtë loje. Vendim që i tërboi jo pak vendësit. Më bindëse ishte ajo fitore e Bylisit përballë Vorës. Bën detyrën me golat e Felipe Souzës dhe Xhonatan Lajthisë, duke djegur kështu edhe një rival direkt. Një gafë mund të quhet ajo e Flamurtarit në mes të Vlorës. Nuk shkoi më larg se 0-0 përballë Besës. Një ekip që nuk funksionoi në tërësi, ndonëse në fushë kishin edhe afrimet e bujshme të merkatos së dimrit. Kavajasit morën një pikë tejet të çmuar që i largoi nga fundi i renditjes. Pozicion që e mori Luzi 2008, i cili u mund Lushnja. Xhejms Ajinde dhe Mikel Canka shënuan për dy minuta dhe sollën pikët e çmuara në transfertë. Itodo Mandela ngushtoi shifrat, por ai gol nga fundi nuk ndryshoi asgjë. Përtej ankesave që kavajasit patën, nuk e shmangën dot më të keqen. Pas 127 ditësh u zgjua Tomori. Katër muaj pa fitore dhe sa e morën, u ngjitën të 10-ët. Një trepikësh që erdhi me përmbysje dhe përballë Apolonisë. Antoni Umejiego vërtetë shënoi i pari, por fierakët nuk ditën që të mbronin avantazhin. Ervis Çaço dhe Elvis Gjoni bën mrekullinë dhe ndezin shpresat për shpëtim, ndërsa skuadra e Artan Mërgjyshit duket se nuk ka akoma gjë në vijë. Me hapa të sigurt po ecën edhe Korabi, që likuidoi Kastriotin në fushë asnjanëse. Po shkonte drejt barazimit 2-2, por mendoi Laurenc Xheka që të bënte heroin dhe mbante dibranët në zonën “play off”. Në ujëra të turbullta mbeten krutanët, ndonëse i dhanë disa sinjale pozitive…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"