Amortizimi i fushës sintetike, burim dëmtimesh te Tomori. Kasmollari: Terreni na pengon, të mbyt era e gomës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 16:59

Amortizimi i fushës sintetike, burim dëmtimesh te Tomori. Kasmollari: Terreni na pengon, të mbyt era e gomës

Java stërvitore e Tomorit ka nisur nën drejtimin e përgatitësit të portierëve Madrit Muzhai, pasi drejtuesit ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë pasuesi i trajnerit Febron Ziu.

tomori stervitje

Beratasit kanë vuajtur në shumë aspekte këtë sezon, dhe një nga ata është edhe tapeti sintetik i stadiumit, që shikohet si burim dëmtimesh për lojtarët. Këtë gjë e shprehu për “Panorama Sport” mesfushori Oresti Kasmollari: “Unë vuaj një dëmtim të një natyre tjetër, por shumë nga shokët e skuadrës vuajnë si një problem të madh stërvitjen në një fushë që s’ka as kushtet më minimale.

Nuk bëhet fjalë as për bar artificial dhe ne na mbyt era e gomës që ka dalë në sipërfaqe. Kjo lloj fushe plotësisht e amortizuar, është bërë shkak për dëmtime të shumta nga futbollistë të ndryshëm. Fusha jo vetëm që nuk na lë të përgatitemi si duhet, por edhe na pengon për një stërvitje normale”.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"