Alegri: Le ta sqarojë Bonuçi pse u largua, ai ishte kapiteni ynë i ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 16:30

Alegri: Le ta sqarojë Bonuçi pse u largua, ai ishte kapiteni ynë i ardhshëm

Në intervistat e tij të kaluara, por ndoshta edhe në ato që do të shoqërojnë të gjithë këtë sezon, një pyetje mbi largimin e Leonardo Bonuçit nuk do të mungojë kurrë për Masimiliano Alegrin, por edhe këtë herë, trajneri i Juventusit e pret shkurt.

alegri

“Nëse mendoni se kam qenë unë shkaktari për largimin e Bonuçit nga Juvja, atëherë gaboheni të gjithë. Nëse doni të vërteten, kërkojeni te lojtari, jo tek unë. Personalisht di të them se zgjedhjen e mori ai, ndërsa unë si trajner dhe ne si klub e dinim se ai ishte kapiteni i përzgjedhur i të ardhmes, pas Bufonit, por me sa duket as kjo nuk mjaftonte për atë. Për të tjerat, unë nuk kam më asnjë përgjigje për të dhënë”, tha Alegri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"