“Afrimet nga mbrojtja në sulm”, Viktor Gjoni zbulon planet e Tërbunit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2022 | 16:31

“Afrimet nga mbrojtja në sulm”, Viktor Gjoni zbulon planet e Tërbunit

Tërbuni e ka mbyllur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Mundën Dinamon dhe janë të 6-ët në renditje, vend që të jep mundësi të luash për “play off”-in.

Gjoni Viktor Terbuni

Për të qenë brenda objektivave, priten ndryshime në merkato. Do të ketë ndërhyrje në çdo repart dhe këtë e paralajmëron vetë Viktor Gjoni. Teksa flet për “Panorama Sport”, drejtori teknik thotë:

“Mbyllëm një vit të mirë do të thosha. Skuadra ka bërë lojëra të mira dhe përballuar thuajse çdo rival, pavarësisht luhatjeve që kemi pasur. E megjithatë, në merkato do të hyjmë. Kemi vërtetë cilësi dhe eksperiencë në organikë, por të mos harrojmë që duhen bërë llogaritë me dëmtimet apo penalizimet e kartonëve. E vuajtëm këtë në disa ndeshje të fazës së parë, ndaj mirë është që të marrim masat për pjesën e mbetur të sezonit. Jemi në bisedime me 3-4 lojtarë cilësorë, skuadra të përballojë me sukses fazën e dytë dhe ne do të dalim aty ku kemi objektivat. Do të bëhen përforcime duke nisur nga mbrojtja deri në sulm, ndonëse janari nuk të ofron shumë mundësi. A do të ketë largime? Nuk do të ketë të larguar. Të gjithë janë të nevojshëm në ekip, por edhe kontratat i kanë nënshkruar deri në qershor. Nëse ndonjëri largohet me dëshirë është gjë tjetër, por ne si drejtues nuk largojmë asnjërin. Jam i bindur se Tërbuni në 2023-shin do të jetë edhe më i fortë”.

DITMIR PEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"