Abazi: Kukësi nuk e meriton titullin, golin ia dedikoj nënës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2015 | 13:45

Abazi: Kukësi nuk e meriton titullin, golin ia dedikoj nënës

Odesa-Skenderbeu 1-0, Abazi ne dyluftimLeonit Abazi e ka kaluar tashmë dëmtimin e gjatë që pësoi sezonin e kaluar dhe është shndërruar në titullar te korçarët. Shënoi golin për bardhekuqtë në sfidën e djeshme, por Skënderbeu nuk arriti që ta ruante atë deri në fund.

“Familja ime e ndoqi ndeshjen dhe u gëzuan shumë kur shënova. Më shkruan mesazhe dhe mora telefonata. Mami u gëzua më shumë dhe ajo është tifozja ime personale. Për këtë qëllim, golin ia dedikoj asaj”, deklaroi ndër të tjera Abazi në intervistën e tij për “Sport Plus”.

Gjithashtu, lojtari i Skënderbeut deklaroi se paraqitjen që bëri dje, Kukësi nuk e ka stofin dhe s’e meriton të shpallet kampion. Shënuat golin e parë në kampionat, por në fund u përlotët.

Kaq shumë e përjetuat këtë barazim ndaj Kukësit?

Sigurisht, u mërzita shumë për ndeshjen. Zhvilluam një takim shumë të mirë dhe e merituam fitoren deri në fund. Nuk është se bëmë një lojë të dobët. Përkundrazi, dhamë gjithçka në fushë dhe nuk e meritonim që kundërshtari të na barazonte në minutat e fundit.

Si e përjetuat golin që shënuat?

Me sa pashë unë, topi nuk u devijua nga askush dhe sa hapa dhe mbylla sytë e pashë topin në rrjetë…

Keni qenë aq shumë i emocionuar saqë nuk e keni parë mirë, pasi topi u devijua…

Pavarësisht gjithçkaje, e rëndësishme është që topi përfundoi në rrjetë.

Familja juaj është në Gjilan. E panë ndeshjen apo jo?

Po, ata e ndoqën ndeshjen dhe u gëzuan shumë kur shënova. Më shkruan mesazhe dhe mora telefonata. Mami u gëzua më shumë dhe ajo është tifozja ime personale. Për këtë qëllim, golin ia dedikoj asaj.

Çfarë ju tha kur folët në telefon?

Mirë që shënove se ke shumë kohë pa bërë gol…(qesh). Skënderbeu nuk është një skuadër dosido, pasi ka lojtarë cilësorë dhe synon titullin kampion.

Si ndiheni këtu?

Skënderbeu është një skuadër profesioniste. Kur bëra operacionin pas dëmtimit, nuk besoja se do të rikthehesha kaq shpejt. Por, puna bën të vetën.

Çfarë ju tha trajneri kur hytë në fushë pasi zëvendësuat një lojtar si Osmani?

Unë bëra punën time dhe arrita t’ia shpërblej besimin që më dha.

Po luani si titullar te Skënderbeu, çfarë premtoni për të ardhmen?

Nuk dua të premtoj asgjë, por do të jetë fusha e lojës ajo që do të tregojë se çfarë do të ndodhë. Besoj se do ta fitojmë titullin e 5-të kampion me këtë paraqitje që bëmë sot (dje). Është paksa herët të flasim, por po shihet qartë.

Ju thoni që e meritoni titullin e 5-të, po Kukësi a e ka stofin për ta fituar këtë trofe?

Me këtë ndeshje që bëri sot (dje), jo.

Si e ndjeni veten në krahun e majtë të mbrojtjes?

Nuk e kam problem që të luaj mbrojtës apo mesfushor. Kur isha në Kosovë, luaja si mbrojtës i majtë dhe kështu që s’e kam problem.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"