298 milionë euro shpenzime, Reali “mbret” i merkatos. Ja 10 transferimet më të shtrenjta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2019 | 15:13

298 milionë euro shpenzime, Reali “mbret” i merkatos. Ja 10 transferimet më të shtrenjta

Pas një viti zhgënjyes dhe me rekorde negative, “plagët” e Realit të Madridit kanë nisur të shërohen. Florentino Perez u shpall fajtori kryesor i kësaj situate dhe ai di mjaft mirë si të reagojë në këto kushte. Ka nisur merkaton në një mënyrë të frikshme dhe deri tani ka shpenzuar 298 milionë euro.

Real Madrid Unveil Eden Hazard

Pesë fytyra të reja për Realin, në mënyrë që të ketë më shumë freski, uri për tituj dhe strategji për të fituar. Shpejtësia me të cilën ka vepruar skuadra madrilene ka qenë e admirueshme nga të gjithë. Shpenzimet e bëra për Hazard, Joviç, Militao, Mendi dhe Rodrigo kanë ndikuar që klubi “galaktik” të konsiderohet si mbreti i merkatos së verës.

Madje, 5 nga 10 blerjet më të shtrenjta të kësaj merkatoje mbajnë veshur fanellën e Realit të Madridit. Belgu Eden Hazard është lojtari më i kushtueshëm që ka blerë ndonjëherë skuadra madrilene duke përfshirë edhe bonuset që do të përfitojë skuadra e Çelsit nga shitja e tij. Joviç renditet i katërti në këtë klasifikim, Militao i pesti, Mendi i gjashti dhe Rodrigo i shtati.

LA LIGA- Ende pa u hapur zyrtarisht nisja e merkatos (1 korrik), shumë skuadra i kanë bërë lëvizjet e tyre për të afruar lojtar të rëndë të ketë një sezon të suksesshëm. Skuadra gjermane ka arritur akordin me 2 futbollistë si Lukas Hernandez dhe Benzhamë Pavar. I pari ka kushtuar 80 milionë euro dhe i dyti 35 milionë. Barcelona ka transferuar vetëm një lojtar deri tani. De Jong la Ajaksin për katalanasit dhe holandezët arkëtuan 75 milionë euro. Kjo është blerja e tretë më e shtrenjtë deri tani. Transferimet e bujshme të Realit kanë bërë që La Liga të udhëheqë listën e kampionateve që kanë shpenzuar më shumë. Kampionati spanjoll deri tani ka shpenzuar 520 milionë euro, ndërsa në vendin e dytë renditet kampionati gjerman me 384 dhe e treta Seria A me 292.

Premier Liga ka shpenzuar 196 milionë euro. sishëm që do të ndihmojnë në rritjen e cilësisë dhe arritjen e objektivave. Mes tyre është edhe Reali i Madridit. Florentino Perez në fakt ishte i pari që nisi “lojën” e zyrtarizimeve. Rodrigo thuajse ka 1 vit që është bërë zyrtare, ndërsa Militao ka firmosur me skuadrën madrilene në muajin mars. Nuk ka mbetur pas në këtë histori edhe Bajerni i Mynihut që kërkon

10 transferimet

/PANORAMASPORT.AL./

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"