18 milionë euro për yllin spanjoll, PSG-ja bën lëvizjen e parë ne merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2019 | 17:47

18 milionë euro për yllin spanjoll, PSG-ja bën lëvizjen e parë ne merkato

Deri tani vetëm largime ka pasur te PSG-ja. Bufon, Rabiot dhe Dani Alvesh kanë lënë skuadrën dhe duket se pas tyre do të shkojë Nejmar. Por, kjo nuk e ka penguar Leonardon të bëjë lëvizjen e parë hyrëse në merkato.

sarabia-sevilla-caparros-renovacion

Siç raporton spanjollja “Marca”, parizienët janë shumë pranë firmës me lojtarin e Sevijës, Pablo Sarabia. Mesfushori i avancuar do të shkojë nga Sevija te PSG-ja, për shumën e 18 milionë eurove.

Sezonin që lamë pas në 52 ndeshje që  luajti me fanellën e andaluzianëve, ai shënoi 23 gola në të gjithë kompeticionet dhe dhuroi 17 asist. Statistika shumë të mira këto, për lojtarin me origjinë nga Madridi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"