“Lacio është favorite ndaj Juventusit”, ish-portieri i bardhezinjve flet me superlativa për ekipin e Inzagit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 15:50

“Lacio është favorite ndaj Juventusit”, ish-portieri i bardhezinjve flet me superlativa për ekipin e Inzagit

Lacio do të presë në shtëpi këtë të shtunë Juventusin, në një ndeshje që pritet ët dhurojë spektakël, për faktin se të dyja ekipet bëjnë një lojë të hapur.Juventus vs Lazio strakosha

Nga shumica bardhezinjtë e Sarrit shihen si favoritë për këtë ndeshje, për shkak se janë duke luftuar me Interin për kreun e renditjes.

Megjithatë ndryshe nga shumica, ish-portieri i Juventusit Dino Zof, shikon lacialët si favoritë në këtë ndeshje. “Lacio-Juventus është një sfidë interesante. Pikërisht në këtë ndeshje, mund të quhet favorit për të fituar ekipi i Inzagit. Ata kanë aftësi ta dominojnë kundërshtarin e tyre.112815-SOCCER-Italy-Dino-Zoff-former-goalkeeper-oldest-winner-of-World-Cup-MM-PI.vresize.1200.630.high.0

Gjithashtu janë rritur shumë kohët e fundit, dhe nuk kanë më aq shumë vështirësi si më parë. Objektivi i tyre është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, dhe janë duke bërë shumë mirë për atë.”, u shpreh Zof.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"