Spanja del nga recesioni pas më shumë se dy vitesh

Oct 31, 2013 | 14:20
SHPËRNDAJE

Të dhënat e fundit kanë treguar se Spanja ka dalë nga recesioni dyvjeçar, duke shënuar rritjen e parë ekonomike tremujore që prej vitit 2011. Sipas të dhënave të Institutit Spanjoll të Statistikave, INE, në tremujorin korrik-shtator Spanja ka pasur një rritje ekonomike me 0.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky ishte rasti i parë me një shifër pozitive, sado të ulët, pas 9 tremujorësh humbje të njëpasnjëshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura