Vjedhja e Bankës, mbeten në burg vetëm 2 numërues, 4 arrest shtëpie, një detyrim paraqitje

Aug 31, 2014 | 15:41
SHPËRNDAJE

Sot gjate seances gjyqesore

UPDATE – Dy ditë pas arrestimit të shtatë punonjësve të komisioneve të inventarizimit të kartëmonedhave në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar  masën e sigurisë ndaj tyre. 

Gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e 7 numëruesve, ndërsa ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 4 prej tyre, një “detyrim paraqitje” dhe  vetëm për Bahri Allushi dhe Gentjan Jahja është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”. Prokuroria kishte kerkuar për 7 të arrestuarit masën e sigurisë “arrest me burg”.

MASAT E SIGURISE 

Bahri Allushi, 60 vjeç, kryetar, arrest me burg

Fatbardha Gurthi, 53 vjeçe, anëtare, arrest shtëpia

Ilir Dedja, 60 vjeç, anëtar, arrest shtëpie

Mehdi Molla, 64 vjeç, anëtar, arrest shtëpie

Gentjan Jahja, 44 vjeç, kryetar, arrest me burg, 

Emiljano Lamçe, 31 vjeç, anëtar, detyrim paraqitje, çdo të merkurë

Mehdi Marku, 44 vjeç, anëtar, arrest shtëpie

Avokati i të akuzuarit, Mehdi Marku, zoti Qazim Gjoni tha se inventarizuesit nuk kanë përgjegjësi përsa janë akuzuar, pasi nuk kanë konsumuar akuzën “shpërdorim detyre”. Në një prononcim për media ai tha se inventarizimi në Bankë është bërë me përzgjedhje, jo i plotë. Janë përzgjedhur ato kuti, shtoi ai, që ka përcaktuar auditi.

“Inventarizimi është bërë në Bankë, me përzgjedhje, jo inventarizim i plotë nga 1-si tek 100-a, por me përzgjedhje dhe janë përzgjedhur ato kuti që ka përcaktuar auditi. Në rastin konkret, në kutitë e përzgjedhura nuk ka pasur diferenca. Problemi shtrohet se shtetasi që akuzohet se ka kryer vjedhjen, pretendon se e ka realizuar vjedhjen nga viti 2012 e në vazhdim, por ky është një fakt që duhet marrë me dyshim, sepse nuk dihet kur ka ndodhur kjo vjedhje, ku është kryer; nëse është kryer jashtë Bankës apo brenda saj dhe fakti që inventarizuesit kane kryer detyren dhe inventaret e tyre janë kontrolluar nga Zv.Guvernatori i Bankës sipas ligjit, atëherë këto inventare janë gjetur të rregullta dhe nuk kanë pse të përgjigjen se kanë shpërdoruar detyrën derisa ka qënë një inventarizim jo i plotë, jo për gjithçka, por me përzgjedhje. Pra, sipas mendimit dhe bindjes sime penale, ata nuk e kanë shpërdoruar detyrën.”.”- tha avokati Gjoni. 

Lidhur me Ardian Bitrajn, avokati tha se ai po mbron vetëveten, dhe mundet të mbrojë  edhe ndonjë bashkëpunëtor, por këtë nuk mund ta them me siguri, theksoi ai.

Numëruesit e parave akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi kanë firmosur akt-kontrolle se gjithçka ishte në rregull në fund të dy kontrolleve vjetore për gjendjen fizike të kartëmonedhave në arkat e bankës në fund të viteve 2012 dhe 2013.

17 persona janë arrestuar deri tani me urdhër të prokurorisë për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Nga këta persona, 16 janë punonjës të Bankës, ndërsa Klevis Bejtaj është nipi i autorit të vjedhjes Ardian Bitraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura