Skënderbeu siguron titullin e katërt rradhazi

Apr 30, 2014 | 18:27
SHPËRNDAJE

Festa ne stadiumin e Korçës
KORÇE- Skënderbeu është zyrtarisht kampion i Shqipërisë, trofe të cilin e fiton për herë të katërt radhazi. Trajneri Mirel Josa dhe të tijtë kurorëzojnë më së fundi punën e një kampionati të tërë, që e dominuan dhe e udhëhoqën thuajse në të gjitha javët. Me disa luhatje në fazën e tretë, që dhanë përshtypjen e rihapjes së luftës për titull, korçarët vetëm sa e mbajtën në tonus garën, por pa lëshuar deri në atë pikë sa të çonin dëm sezonin.

Festë në Korçë
Barazimi me Kukësin, i arritur në javën e 31-të të kampionatit, i ka mbyllur përfundimisht hesapet për titullin, ndërkohë që verilindorët e Starovës kanë edhe një kompeticion tjetër në “shënjestër”. Duke qenë finalistë të Kupës së Shqipërisë, kuksianët do tentojnë të fitojnë dhe të marrin trofeun e parë në elitën e futbollit, Kupën e Shqipërise, e cila do te luhet më 17 maj, përballë Flamurtarit. NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura