Skenderbeu-Flamurtari, tifozët godasin anësorin

Jan 31, 2012 | 15:52
SHPËRNDAJE
Gjyqtari anësor i goditur

POGRADEC- Sfida e shumëpritur ndërmjet Flamurtarit dhe Skëndërbeut është ndërprerë për disa minuta pasi tifozët goditën me sende të forta gjyqtarin anësor. Në minutën e 77’  është ndërprerë ndeshja, per disa minuta, pasi eshte goditur me nje send te forte anesori, madje eshte gjakosur, keshtu qe është kërkuar ndihma e mjekut.

Fashohet në koke, ndersa ka patur tension edhe mes dy stolave te skuadrave. Vlonjatet pretendojne se ne zonen e portierit Spaho, ne momentin e gjuajtjes se Shkembit, ne golin e dyte, ka qene nje lojtar i Skenderbeut, qe i ka penguar rrezen. Megjithate, asgje nuk ndryshon rezultati ka mbetur  4-1. Pas incidentit me anësori për rreth 20 minuta loje Flamurtari ka qene pasi ne fushe duke mos u impenjuar maksimalisht ne loje, kohe ne te cilen pesuan “me deshire” dy gola duke e çuar rezultatin 4-1.

Skenderbeu-Flamurtari 4-1
Shenues: Shkembi 63′, 76′, Muzaka 79;, Plaku 80′ / Veliu 2′
Skenderbeu: Shehi, Radas, Bici, Arapi, Orelesi, Biskup, Shkembi, Muzaka, Kerciku (Plaku 46′), Bratic, D.Xhafaj. Trajner: Stanislav Levi
Flamurtari: Spaho, Abraham, Veliu, Brahja, Sakaj, Shtubina (Selimi 62′), Pezo, Kuqi, Arbri, Progni. Trajner: Shkelqim Muca
Gjyqtar: Migen Masha
Kartone te verdhe: Arapi, Bratic, Bici / Spaho, Brahja

Zhvillimet e fundit LIVE në www.panorama.com.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura