Skandalizon Sofia Loren Shfaqet me paruke

Mar 31, 2014 | 14:03
SHPËRNDAJE

Ajo që ka qenë miti i bukurisë femërore për vite të tëra, frymëzim artistik për shumë regjisorë e jo vetëm, tashmë në prag të 80-tave, Sofia Loren s’e ka më shkëlqimin e dikurshëm… Edhe pse gjithnjë i është gëzuar gjeneve të arta të bukurisë, duket se për të ka trokitur faza e rënies nga piedestali i hijeshisë femërore. Sepse pak ditë më parë, gjatë një konference shtypi për të prezantuar edicionin e “Miss Republika Çeke 2014”, Sofia ka kaluar njërën dorë në flokë, e kjo duket se nuk ka qenë një ide e mirë. Pasi, objektivët e fotografëve të pranishëm aty, s’e kanë kursyer foton e cila tregon se në vend të flokëve të derdhur supeve, Sofia kishte vendosur në kokë një paruke. Ka mjaftuar ky gjest modest i aktores, që lajmi të bëjë xhiron e botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura