Skandali “Rubi”, Berluskoni thërret Kristiano Ronaldon

Mar 31, 2011 | 12:48
SHPËRNDAJE

Silvio Berluskoni është akuzuar, madje edhe vetë e ka pranuar, se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë minorene marokene, Rubi, e bërë e famshme pikërisht prej këtij skandali seksual. Mirëpo, kryerja e marrëdhënieve seksuale me të mitur është një krim që paguhet me burg në Itali dhe në të gjitha vendet e botës.  Presidenti i Milanit fillimisht nuk ka pranuar ta hiqte imunitetin e tij për t’u gjykuar, por më pas është dorëzuar. E kështu, më datë 6 prill atij i duhet të paraqitet në Prokurorinë e Milanos, ku do të merret në pyetje dhe do të hetohet për krimin e bërë. Por për të lehtësuar situatën e tij, avokatët e Berluskonit kanë marrë urdhër prej tij që të ftojnë në datë 6 prill edhe futbollistin e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, në rolin e dëshmitarit. Lidhja mes Berluskonit dhe Ronaldos qëndron në faktin se që të dy këta persona duket se kanë rënë pre e minorenes Rubi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura