Skandal seksual në Kombëtaren meksikane

Jun 30, 2011 | 11:09
SHPËRNDAJE

Skandali seksual që ka përfshirë Kombëtaren meksikane, ka përfunduar me përjashtimin e 8 futbollistëve për 6 muaj nga çdo aktivitet ndërkombëtar i përfaqësueses së tyre, duke filluar nga Kupa e Amerikës që do të startojë më 1 korrik. Disa futbollistë kanë lejuar hyrjen në një hotel të Kuitos të disa femrave, që sipas mediave meksikane ishin prostituta. Mësohet gjithashtu se pas largimit të tyre janë deklaruar të humbura disa materiale elektronike dhe një shumë parash. Shkelja e rregullave nga ana e futbollistëve të Meksikës erdhi pas fitores 1-0 të tyre ndaj përfaqësueses ekuadoriane. Drejtuesit e hotelit ku është grumbulluar Kombëtarja meksikane kanë hedhur poshtë përgjegjësinë për këtë veprim të lojtarëve meksikanë dhe për humbjen e sendeve me vlerë. Përfaqësuesi i Federatës Meksikane të Futbollit, Hector Gonzalez Inarritu, ka deklaruar se nuk do të lejohet asnjë shkelje e rregullave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura